Borxhi i papaguar ndaj ATK-së ia mbyll 13 pika të derivateve “Al Petrolit”

20 Shtator 2016 - 07:00      

Mospagesa e qirasë nga ana e kompanisë së derivateve të naftës, “Al Petrol”, ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka rezultuar me mbylljen e 13 pikave të karburanteve në gjithë Kosovën.

Kjo pasi kontrata që AKP-ja kishte me “Al Petrolin” ka skaduar më 31 gusht dhe nuk është vazhduar me arsyetimin se nuk janë paguar borxhet që ajo ka ndaj AKP-së.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kompani ka qenë e obliguar që të paguajë qira mujore për këto 13 pika në vlerë prej 68 mijë eurosh, mirëpo në AKP nuk kanë treguar sesa është borxhi total që kompania ka ndaj saj.

“Al Petroli” ka bërë njoftim me shkrim se arsyeja e tërheqjes nga këto 13 pika është mosvazhdimi i kontratës së qirasë. Kjo kompani i ka borxh AKP-së dhe AKP-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për arkëtimin e borxhit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...