Kosova pjesë e një stërvitje të madhe me ushtri të forta [foto]

19 Shtator 2016 - 21:33      

Rreth 1500 trupa nga Shtabi i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi, kanë zhvilluar sot në Zall-Herr, ceremoninë e fillimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16” në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të FA bëhet e ditur se stërvitja e përbashkët “Joint Effort-16”, që startoi sot, do të vijojë deri në datën 29 shtator dhe do të zhvillohet në rajonet e Garnizonit “Skënderbej”, Zall-Herr, Bizë, Kepi i Palit, Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë.

Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, Komandanti i KDS, gjeneral brigade Dedë Prenga, Komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Ardian Bali, atashetë ushtarakë të SHBA, Britanisë së Madhe, Kosovës, Malit të Zi, Italisë etj.

Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade, Nazmi Cahani, në fjalën e hapjes tha se “është një kënaqësi e veçantë që sot me rastin e fillimit të stërvitjes “Joint Effort 2016”, të përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës”.

Ceremonia është përshëndetur nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koci, i cili pasi u ka uruar mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, i ka falënderuar ata për mbështetjen, angazhimin, eksperiencën dhe profesionalizmin.

“Sot bashkarisht nisim stërvitjen “Joint Effort-16”, eventin më të rëndësishëm stërvitor të vitit për FARSH. Kjo është një stërvitje komplekse dhe për të mbërritur deri këtu janë investuar mijëra orë pune në një periudhë kohe më shumë se njëvjeçare. Ky është një operacion me spektër të plotë, është planizuar dhe do të ekzekutohet në nivel operacional dhe taktik, është “live“ dhe i asistuar me kompjuter, është i bashkuar, pra FT, FAj, FD janë pjesëmarrëse si dhe është e shpërndarë në disa poligone të FARSH-së”, theksoi Koci.

Në stërvitjen “Joint Effort-16” marrin pjesë rreth 1500 trupa nga Shtabi i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi.

Kjo stërvitje ka për objektiv trajnimin dhe stërvitjen e pjesëmarrësve për të përballuar sfidat operacionale aktuale dhe për të ardhmen, me qëllim për t’u përgjigjur krizave shumëdimensionale dhe operacioneve me spektër të plotë në mbështetje të paqes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...