Veseli viziton fermerë në Komunën e Prizrenit

19 Shtator 2016 - 21:01      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar fermerë në disa fshatra të Komunës së Prizrenit për të parë nga afër procesin e vjeljes së perimeve sezonale.

Gjatë vizitës në fshatin Krushë e Vogël, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga fermeri Sahit Hoti kanë nisur procesin e vjeljes së perimeve të kultivuara nga familja Hoti.

Pastaj, kryeparlamentari Veseli qëndroi për vizitë në fshatin Piranë ku bashkë me fermerin Ramadan Dajçi panë nga afër vjeljen e perimeve në fermën e tij.

Veseli u premtoi fermerëve që vitin e ardhshëm, Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Bujqësisë do të zgjerojë rrjetin e ujitjes në këto fshatra.

Pas ndjekjes së procesit të vjeljes së perimeve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë Kurtan Kajtazi kanë vizituar qendrën e grumbullimit të perimeve “Abi Center” ku kanë parë nga afër gjitha produktet që fermerët i dorëzojnë për përpunim final.

“Sot pamë një mrekulli të natyrës sonë, të dorës së njerëzve punëtorë. 
Pamë një cikël prodhimi, që nga puna në ara, deri këtu tek përpunimi dhe prodhimi, si për tregun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Jemi në një kompani e cila e ka një histori suksesi, me mbi 700 punëtorë dhe rreth 1 mijë fermerë që bashkëpunojnë me të. Ky është një tregues suksesi i bashkëpunimit midis fermerëve, prodhuesve dhe institucioneve të vendit tonë. Nëpërmjet kësaj, mund të arrihet që bilanci ynë tregtar në fushën e eksportit, të përmirësohet, si dhe në punësimin e të rinjve, duke e fuqizuar kështu ekonominë tonë. Do të rriten gjithashtu subvencionet për fermerët dhe kompanitë e suksesshme”, tha kryeparlamentari Veseli.

Nga ana e tij, pronari i qendrës grumbulluese "Abi", Irfan Fusha, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen e dhënë për prodhimet vendore.

“Aktualisht jemi në fazën e grumbullimit të specave. Nga fusha, prodhimi përpunohet dhe del në treg brenda ditës, qind për qind bio. Para disa viteve, 98 për qind të lëndës së parë e kemi importuar, kurse tani kemi arritur që 99 për qind ta sigurojmë nga fermerët tanë”, tha Fusha.

Edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi tha se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë prodhuesit vendorë që punojnë tokën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...