19 Shtator 2016 - 20:12
Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme presin që ligji të kontribuojë në parandalimin e aksidenteve. Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se nëse dënimet paguhen brenda 6 ditësh, atëherë do të kenë 50 për qind zbritje.
Me ligjin e ri është paraparë edhe dënimi për dëmtimin e shenjave të komunikacionit, ku gjoba do të jetë 6000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.
Duke klikuar KËTU mund të gjeni ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...