19 Shtator 2016 - 19:15
Shumë takime, dreka e darka zyrtare mes liderëve e komisioneve ishin bërë gjatë asaj periudhe e në fund ndryshimet u thanë se ishin vetëm kozmetike, raporton KTV.
Zgjedhjet e 2014-ës u bënë pa reformë, ndërsa ende nuk dihet nëse reformë mund të bëhet për zgjedhjet e ardhshme.
Kryetarja e komisionit për legjislacion Albulena Haxhiu, që vjen nga Vetëvendosje, thotë se projektligji ka mbetur diku në sirtarët e kuvendit, sepse nuk ka pasur vullnet politik për të bërë reformë.
Ditëve të fundit, dolën zëra nga PDK-ja për zgjedhje të mundshme të parakohshme, gjë që edhe Haxhiu beson se do të ndodhin shpejt.
Thotë se me këtë mazhorancë nuk mund të bëhet reformë, prandaj zgjedhjet janë të domosdoshme.
Ndërkohë, Albert Krasniqi nga KDI-ja thekson se reforma zgjedhore është e domosdoshme të ndodhë, por, sipas tij, në këtë situatë është e pamundur kur ka kaq shumë polarizime.
Ai ka thënë se krahas reformës zgjedhore duhet të punohet edhe në ndryshimet për financimin e subjekteve politike.
Në projektligjin e miratuar në parim e paprekur kishte mbetur zgjedhja e presidentit, pragu zgjedhor për koalicionet ishte përcaktuar të jetë 7.5%, 5% për partitë politike, ndërkohë 2. 5 % për kandidatët e pavarur, ndërsa fushata të jetë 15 ditë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...