Foto: Koha

82 mijë euro për gjetjen e vrasësit të doganierit të EULEX-it [raport i KTV-së]

19 Shtator 2016 - 19:14      

Zyrtarë të lartë të EULEX-it janë mbledhur të hënën në veri të Mitrovicës për të përkujtuar kolegun e tyre të vrarë, Audrius Šenavičius.

Por, ende nuk kanë arritur të zbulojnë asgjë rreth vrasjes së tij në mëngjesin e 19 shtatorit 2013, raporton KTV.

82 mijë euro janë ofruar nga EULEX-i për këdo që ka informata të rëndësishme që çojnë në gjetjen e vrasësve të lituanezit.

Bernd Thran, Zv.shef i EULEX-it, ka thënë se janë duke vazhduar të kërkojnë informata për vrasjen.

“Një ekip i hetuesve ndërkombëtarë ka punuar pa pushim për të gjetur vrasësin, por neve na duhet edhe ndihma e publikut, sidomos komunitetit këtu, prandaj jemi këtu. Ju bëj apel të gjithë juve nëse ju kujtohet diçka nga ai incident, të na kontaktoni. Informatat do të trajtohen në mënyrë profesionale dhe konfidenciale”, tha ai.

Ndërkaq, Damare Theriot, Prokurore e rastit, theksoi se pavarësisht përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, vrasja e tij vazhdon të jetë e pazbuluar.

“Ju lus që kush do që ka informacione, të na kontaktoni. Informatat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Asnjë informatë nuk është e parëndësishme, çka do që dini mund të na ndihmojë të zbulojmë rastin”, u shpreh ajo.

Misioni evropian ka preferuar ta quajë si ngecje të momentit zbardhjen e rastit, e jo dështim.

Jean Michel Cede, U.D i Shefit të Policisë Ekzekutive, tha: “Nuk mund të themi se kemi dështuar, por vetëm na nevojiten më shumë informacione që do të na ndihmonin, sepse për momentin kemi ngecur”.

Pjesëtari i EULEX-it ishte vrarë nga një breshëri plumbash derisa po udhëtonte për në pikën kufitare, ku ka punuar si doganier.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...