Studentët do të vazhdojnë të lexojnë përreth kishës te kampusi universitar [video]

19 Shtator 2016 - 19:08      

Dhjetëra studentë kanë lexuar dhe diskutuar pranë godinës së lënë në gjysmë, që së fundi po synohet të bëhet kishë në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Të bashkuar rreth një grupi studentor të quajtur Uniteti, studentët kanë thënë se kampusi universitar duhet të përdoret vetëm nga studentët dhe për studentët, raporton KTV.

Ndërsa profesori i regjisë në UP, Bekim Lumi, ka deklaruar se religjioni dhe politika nuk kanë çfarë kërkojnë në hapësirën e UP-së, e cila është e patjetërsueshme.

Studentët kanë vazhduar të lexojnë për 45 minuta, aq sa zgjat dhe një orë mësimi, ndërsa kanë thënë se nuk kanë një ide fikse se çfarë duhet bërë me objektin, por se ai duhet shfrytëzuar vetëm për qëllimet e universitetit.

Gjersa studentët lexonin, aktiviteti i tyre mbikëqyrej nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë këtë lloj të leximit publik dhe të diskutimit edhe në ditët në vazhdim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...