
19 Shtator 2016 - 19:04
Ndërmarrja Publike Banesore e mbështetur edhe nga Policia e Kosovës të hënën ia doli t’i lirojë 6 banesa kolektive, të gjitha këto me vendime të plotfuqishme gjyqësore, raporton KTV.
Por, hasi në rezistencën e banorëve. U desh intervenimi me forcë, madje edhe përdorimi i sprejit që të lirohej hyrja.
E, si shkak i kësaj përleshjeje pati të lënduar dhe 10 të tjerë u ndaluan nga policia.
Të vendosur se atyre duhet t’i jepet mundësia që t’i blejnë këto ndërtesa, banorët thonë se nuk do të largohen nga këto prona.
E pas disa orësh nisi zhvendosja e orendive. Por këtu u kërcënua edhe kompania që merrej me transportin e tyre.
Largimi me forca policore shkaktoi tronditje dhe frustrim te disa nga banorët e këtyre banesave.
Të bindur se dikush do t’u gjejë zgjidhje disa nga banorët u nisën ta takojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilët kohë më parë i kishin dorëzuar një peticion me nënshkrimet e tyre.
Por, kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu përmes telefonit konfirmoi se ky aksion për lirimin e pronave të kësaj ndërmarrjeje do të vazhdojë edhe ditëve të tjera, pasi që ekzistojnë vendimet të plotfuqishme të gjykatës se këto banesa kolektive i takojnë ndërmarrjes.
E, aksioni për lirimin e këtyre banesave zgjati deri në orët e pasdites, derisa banorët vazhduan të qëndrojnë jashtë objekteve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...