Jahjaga kryeson misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Jordani

19 Shtator 2016 - 18:57      

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Aman to Jordanisë, ku do ta kryesojë një mision vëzhgues në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të martën më 20 shtator.

Misioni vëzhgues, i cili është krijuar nën organizimin e përbashkët të Institutit Kombëtar Demokratik (National Democratic Council - NDI) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (International Republic Institute - IRI), do të mbikëqyr nga afër ecurinë e zgjedhjeve për parlamentin 130 ulësesh të Mbretërisë Hashemite.

Anëtarë të tjerë që do të bashkë-kryesojnë misionin me presidenten Jahjaga janë ish-senatori i New Hampshire të SHBA-ve, John Sununu, menaxheri gjeneral i Qendrës Ndërkombëtare kundër Rrëmbimit të Fëmijëve të bazuar në Holandë, Coskun Çoruz, dhe njëra prej presidenteve të partisë belge Ecolo, Zakia Khattabi.

Në përbërje të misionit vëzhgues janë gjithsej 45 delegatë ndërkombëtarë- politikanë, zyrtarë qeveritarë, gazetarë, analistë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile- nga 16 vende të ndryshme të botës.

Zgjedhjet parlamentare në Jordani po mbahen në kohën kur vendi po përpiqet të vë në jetë reformat zgjedhore duke organizuar zgjedhjet bazuar në një ligj të ri, e të cilat pritet të mbahen në 23 distrikte të vendit.

Në zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Jordani do të garojnë 230 lista me 1,292 kandidatë duke përfshirë 259 gra.

Sipas listës finale zgjedhore të publikuar nga Komisioni Zgjedhor i Jordanisë, të drejtë vote kanë 4,139,730 qytetarë të vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...