Foto: Koha / arkiv

Ministri austriak: Në Kosovë, femrat paguhen që të mbulohen

19 Shtator 2016 - 18:52      

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, i cili u nis për në New York për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, para nisjes shprehu shqetësim e tij lidhur me radikalizmin islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurz ka thënë se në Kosovë, Shqipëri e Bosnje e Hercegovinë, femrat po paguhen në mënyrë që të ecin rrugëve të mbuluara tërësisht.

“Në Shqipëri, Bosnje e Kosovë duhet të stopohet radikalizmi në rritje islamik. Ekziston një ndikim i fuqishëm fetar e ideologjik ndërsa femrat po paguhen në mënyrë që të dalin të mbuluara tërësisht nëpër rrugë”, ka thënë Kurz, raporton kleinezeitung.at.

Ministri austriak deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kthyer drejt Brexitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, transmeton Koha.net.

Me iniciativë të tij, në Misionin e Austrisë në Kombet e Bashkuara sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Aty do të marrin pjesë ministrat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...