19 Shtator 2016 - 16:51
Megjithëse kryetari nuk gjendej aty, ata i drejtuan një kërkesë për takim.
Shukri Maxhuni, banor i kësaj lagje, thotë se kanë bërë një kërkesë për t’u takuar me kryetarin Veseli, nga i cili do të kërkojnë zbatim të ligjit.
“Për të bërë një takim shumë të shkurtër duke kërkuar nga ai, që të bëjë ndërprerjen e dëbimit nga banesat tona. T’i bëjë një shkresë drejtorit të ndërmarrjes banesore, për arsye se ne i kemi dorëzuar 10 mijë nënshkrime organit më të lartë legjislativ, që është Kuvendi i Kosovës, deri ta shqyrtojnë dhe pasi që t’i shqyrtojnë, atëherë Kuvendi merr një vendim dhe është i plotfuqishëm, banorët do ta pranojmë. Ne kërkojmë nga ai që nesër gjithsesi të takohen me përfaqësuesit e banorëve”, tha Maxhuni.
Maxhuni pret që kryetari Veseli do ta marrë parasysh ligjin, i cili sipas tij, u lejon atyre që të qëndrojnë në këto banesa dhe t’i blejnë ato. E fajin për këtë situatë të krijuar, ai thotë se e kanë politikanët matrapazë, të cilët sipas tij duan t’i marrin banesat, ku ata kanë jetuar tash e sa vite, përcjell ksp.
“Çdo bartës i të drejtës banesore, përkatësisht banorët të cilët janë duke banuar, shfrytëzuar kanë përparësi për me i ble banesat. Dhe këtu nëse edhe kryetari i Kuvendit nuk e merr parasysh ligjin, ne po duam shtet ligjor, ku formohen ligjet atëherë neve s’na kanë mbet asgjë tjetër si 800 mijë shqiptar që i kemi me dal azil. S’ke ku shkon, s’kanë ku shkojnë banoret. Tortura që i është bërë unë jam demonstrant i 81-shit. Lotsjellësi që është hedhur na kujton demonstratat e 81-shit dhe skenat Millosheviqiane që i janë bërë pa fajin e policisë sonë. Fajin e politikanëve apo matrapazëve që donë ato banesa me i marrë“, tha Maxhuni.
E Idriz Haxholli 74 vjeçar, i cili vjen nga fshati Marec, tregon skenat të cilat ai i kishte përjetuar në momentin e dëbimit nga banesa, në të cilën ai ka jetuar tash e sa vite.
“Le të vjen Shpend Ahmeti le të na kallëzon për çka po na qet. A është e vlefshme a s’është me i lëshu na banesat. Kur erdhën specialcat tu na shkel. Unë u kapa për dere gati mi thyen gishtat, mi prishen sytë deri tash në spital jam kanë”, tha ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...