19 Shtator 2016 - 16:26
Takimi ndërmjet zëvendësministrit Murtezaj dhe ambasadorit Markusz është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për takimin e komisionit të përbashkët ndërshtetëror Kosovë-Hungari, të cilin nga pala kosovare e kryeson zëvendësministri Murtezaj.
Me ketë rast zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin hungarez për ndihmën e vazhdueshme të shtetit të tij dhënë Kosovës dhe ka theksuar se “komisioni ndërshtetëror është duke bërë përgatitjet për takimin e parë lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, nga i cili takim pritet edhe të nisin projekte konkrete në fushën e ekonomisë”.
Zëvendësministri Murtezaj dhe ambasadori Markusz kanë folur për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë dhe mundësitë e investimeve të dyanshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...