
19 Shtator 2016 - 14:13
Kontingjenti nga Republika e Kosovës, përkatësisht nga FSK-ja, e udhëhequr nga nënkolonel Fidaim Elshani- komandant i kontingjentit, ka marr pjesë në disa ushtrime të përbashkëta ndërkombëtare së bashku me vendet e NATO-s dhe vendet e rajonit, si: Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, SHBA, Sllovenia dhe Shqipëria.
FSK-ja në këtë ushtrim është përfshirë në të gjitha nivelet, duke filluar nga kontrolli i ushtrimit (HICON), oficeri ndërlidhës, Qendra operative e batalionit, Qendra operative taktike, qendrat e bashkëpunimit civilo –ushtarak, e deri tek intervenimet e përbashkëta për eliminimin e mjeteve të pashpërthyera(EOD-së), kërkim- shpëtimin në male, si dhe evakuim dhe trajtim mjekësor.
Ushtrimi “Reagimi i Menjëhershëm 2016” (IR’16) ka filluar më 9 shtator dhe do të përfundojë më 22 shtator 2016.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...