Apostolova: BE kërkon tolerancë zero për korrupsionin

19 Shtator 2016 - 13:50      

Tash e më shumë së gjashtë muaj nga ratifikimi i Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim, vëmendja është kthyer në drejtimin e zbatimit të saj dhe reformave të kërkuara.

Rol të theksuar mbikëqyrës në këtë proces do të ketë Komisioni parlamentar për Integrime, por Jo vetëm. Për këtë ky komision parlamentar dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan sot Diskutim publik me temë Progresi në zbatimin e MSA-së.

Shefja e Zyrës së BE në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se MSA ka rëndësi ekonomike dhe politikë për Kosovën. Sipas tij, transmeton kp, shtetet e BE-së janë të përkushtuara dhe kanë kritere që Kosova të funksionalizojë shtetin ligjor, funksionimin e kuvendit me tolerancë zero korrupsion, dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të korrupsionit.

“Marrëveshja është një deklaratë që BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë të përkushtuara për Kosovën dhe progresin e saj. Ne duhet ta shohim demokracinë në Kosovë, ne duhet ta shohim sundimin e ligjit të fuqizuar në Kosovë me një kuvend funksional dhe me tolerancë zero për korrupsionin dhe barazinë e të gjithëve para ligjit dhe institucioneve. Sundimi i ligjit është në thelb të marrëveshjes së MSA-së njëkohësisht sundimi i ligjit paraqet sfidat më të mëdha për Kosovën, si: pavarësi e gjyqësorit, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Apostolova.

Ajo tha se efektet e MSA-së ndikojnë në balancimin tregtar dhe në shtimin e numrit e vendeve të reja të punës.

Kryetarja e Komisionit për Integrime, Njomza Emini, tha se me gjithë simbolikën që ka kjo marrëveshje, fokusi tani duhet të vendoset tek zbatimi dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Ajo tha se në këtë vazhdë, kuvendi i Kosovës dhe veçanërisht Komisioni për Integrime do të luaj një rol kyç në këtë proces.

Sipas saj, përafrimi i ligjeve me legjislacionin e BE-së dhe mbikëqyrja e zbatimit të marrëveshjes nga institucionet qeveritare dhe Agjencitë e pavarura do të jenë detyrat kyçe të komisionit.

“Për këto gjashtë muaj të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe miratimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së fatkeqësisht bilanci i punës tonë nuk është pozitiv. Na duhet të punojmë shumë më shumë që ta arrijmë objektivat tona dhe të përmbushim obligimin tonë ndaj qytetarëve të vendit, integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Emini.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, duke folur për procesin e marrëveshjes së MSA dhe integrimet Kosovës në BE, vlerësoi se investitorët e huaj po pengohen të investojnë në Kosovë, duke iu kërkuar ryshfet 25 për qind me të ardhur në aeroport.

“Janë gjëra të thjeshta që kanë penguar investitorët e huaj, e mos të flasim pastaj për njerëzit që i presin në aeroport dhe ua kërkojnë 25 përqindëshin. Kjo që ka të bëjë me krim të pastër të organizuar”, tha Osmani.

Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Dren Doli vlerësoi në hapje të debatit se pas hyrjes në fuqi të MSA-së, fatkeqësisht debati publik, por edhe politik trajton tema tjera në krahasim me nevojat që ka procesi i Integrimit Evropian.

Anëtarja e komisionit parlamentar të Integrimeve, Donika Kadaj-Bujupi, tha se tregtia e jashtme edhe pas MSA-së ka mbetur njësojë, pa ndikime. Pra, sipas saj, importi nga vendet e BE-së për në Kosovë janë shtuar për 7 për qind. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...