
19 Shtator 2016 - 13:24
Në rend të ditës, njofton “Blic” i Beogradit, është telekomunikacionin.
Siç i citon kjo gazetë fjalët e drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, me marrëveshjen për telekomunikacionin të arritur më 25 gusht të vitit të shkuar, është paraparë që Serbia të kërkojë kodin telefonik për Kosovën, që si pronë të Serbisë do t’i japë në shfrytëzim Prishtinës dhe që Telekomit të Serbisë t’i mundësohet që pa pengesë të afarojë në territorin e Kosovës.
Lidhur me tabelat, Gjuriq ka thënë se Beogradi kishte bërë gabim katastrofik në vitin 2011, me të cilin ishte paraparë suspendimi i tabelave serbe dhe zëvendësimi me tabelat neutrale me regjistrimin KS ose me tabelat RKS.
“Prishtina me atë marrëveshje ka pasur të drejtë të fillojë së hequri tabelat nga 1 nëntori i sivjetmë e tani është mundësuar që qytetarët edhe më tej të hyjnë në krahinën tonë jugore, por tabelat duhet të mbulohen me ngjitëse të bardhë. Kemi shpëtuar atë që mund të shpëtohet”, tha ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...