19 Shtator 2016 - 12:56
Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, e cila u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore.
Bernd Thran, ushtruesi i detyrës së Shefit të Policisë Ekzekutive, ka thënë se janë duke vazhduar të kërkojnë informata për vrasjen.
“Një ekip i hetuesve ndërkombëtarë ka punuar pa pushim për të gjetur vrasësin por neve na duhet edhe ndihma e publikut, sidomos e komunitetit këtu, prandaj jemi këtu. Iu bëj apel të gjithë juve nëse iu kujtohet diçka nga ai incident, të na kontaktoni. Informatat do të trajtohen në mënyrë profesionale dhe konfidenciale”, ka thënë Thran, raporton KTV.
Ndërkaq, Prokurorja e rastit, Damare Theriot, tha se pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme, vrasja e tij vazhdon të jetë e pazbuluar.
“Iu lus që kush do që ka informacione, ju lusim të na kontaktoni. Informatat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Asnjë informatë nuk është e parëndësishme, çka do që dini mund të na ndihmojë të zbulojmë rastin”, ka theksuar Theriot.
Senavicius ishte vrarë derisa po shkonte në punë në pikën doganore, e quajtur Porta 1. Persona të panjohur kanë shtënë në veturën që bartte pjesëtarët e EULEX-it, ku nga plumbat ka mbetur i vdekur doganieri Senavicius.
Në konferencë u tha se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Senavicius ka qenë nga Lituania dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...