19 Shtator 2016 - 12:40
Një person i vjetër është nxjerr nga këto banesa dhe është transportuar me autoambulancë pas përleshjeve që ka ndodhur mes banorëve dhe Policisë.
Policia në bashkëpunim me Ndërmarrjen Banesore kanë nisur një aksion për largimin e banorëve nga një ndërtesë kolektive.
Policia u ka dhënë ultimatum 10 minuta banorëve për t’u larguar dhe pas refuzimit të banorëve ka pasur një përleshje mes banorëve dhe Policisë
I gjithë vendi është rrethuar nga Policia.
Banorët thonë se atyre asnjëherë nuk i është lejuar blerja e banesave dhe se nuk do të largohen nga këto banesa përkundër paralajmërimeve të shumta.
Për lirimin e këtyre banesave ka vendosur Gjykata themelore e Prishtinës.
Ndërmarrja banesore rastin e 131 banesave e ka paraqitur në Gjykate me 2005 dhe Policia është duke zbatuar vendimin e Gjykatës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.



17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...