Samiti për Diasporën mbledh në Tiranë shqiptarë nga 50 vende të botës

19 Shtator 2016 - 12:40      

Në nëntor të këtij viti, nga data 18-20 nëntor, për herë të parë, qeveria shqiptare organizon në Tiranë Samitin e parë të Diasporës, për të shënuar gjithashtu 25-vjetorin e emigrimit post-komunist.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Samiti do të hap një kapitull të ri për vendin.

“Samiti i nëntorit do të jetë çasti kur ne do të tregojmë kush jemi, çfarë mund të bëjmë dhe se kemi mjaftueshëm eksperiencë për të bërë edhe më shumë”, tha Rama.

Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës, përfshirë emigrantë para dhe pas komunizmit në Shqipëri, dhe jo vetëm.

Samiti tashmë ka edhe faqen online, përmes së cilës mund të informoheni më shumë rreth aktiviteteve dhe agjendave të tij, www.samitidiaspores.al. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...