Veseli takim lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së

19 Shtator 2016 - 12:30      

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claud Schlumberger.

Në këtë takim, kryeparlamentari dhe ambasadori kanë diskutuar për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në.

Veseli tha se pjesë e sukseseve të institucioneve të Kosovës është bashkëpunimi me OSBE dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.

“Ne kemi ecur përpara dhe kemi shënuar progres duke bashkëpunuar ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe organizatat që ndihmojnë institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ambasadori i OSBE-së e ka përgëzuar kryeparlamentarin edhe për hapësirën që i ka krijuar shoqërisë civile për të bashkëpunuar me Kuvendin.

“Kanë ndodhur shumë suksese në Kosovë për këto katër viteve dhe Kuvendi ka qenë më top të këtyre progreseve. E vlerësoj lart mënyrën se si i keni udhëhequr seancat parlamentare gjatë kësaj periudhe”, tha ambasadori Schlumberger. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...