Kouchner nderohet me Honoris Causa nga Universiteti Evropian i Tiranës

19 Shtator 2016 - 06:37      

Ish-administratori i OKB-së për Kosovën pas çlirimit saj, Bernard Kouchner, do të nderohet me Honoris Causa nga Universiteti Evropian i Tiranës me rastin e 10-vjetorit të krijimit.

Titulli akordohet ditën e martë, 20 shtator, ku Kouchner është i ftuar të mbajë një fjalim përshëndetës, shkruan sot Koha Ditore.

Motivimi i nderimit të tij me titullin më të lartë akademik mban parasysh tre faktorë; 1. Kontributin e tij të shquar si përfaqësues i OKB-së në Kosovë, si mbështetës i krijimit të institucioneve ligjore, ekonomike e sociale të Kosovës dhe mbrojtjes së kauzës se pavarësisë së saj; 2. Si reformator, për qëndrimin e tij përtej politikës tradicionale e majtë, e djathtë, kur është çështja për interesa më të larta dhe 3. Duke qenë se ishte mjek dhe ishte një nga themeluesit e organizatës “Mjekët pa kufi” dhe iniciator i një parimi të rëndësishëm në kuader të OKB-së për rastet e ndërhyrjeve humanitare në vende ku kishte kriza.

Diplomati francez është një prej avokatëve më të rëndësishëm të çështjes shqiptare dhe të shqiptarëve në Evropë.

Një nga figurat me rëndësi në politikën franceze, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe i Shëndetësisë me të majtën dhe me të djathtën, Bernard Kouchner, për shqiptarët është bërë pjesë e kujtesës për shkak të detyrës së tij si administrator i OKB-së për Kosovën direkt pas shpalljes së Pavarësisë.

Një mbrojtës i pavarësisë së Kosovës, ai më pas u bë një avokat i saj dhe në debate publike, duke hedhur poshtë akuzat që iu bënë UÇK-së për trafik organesh. Kouchner gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasditen e së hënës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...