Gjykata e Apelit ende nuk e ka caktuar seancën për rastin e kryetarit të Prizrenit

19 Shtator 2016 - 06:52      

Gjykata e Apelit e Kosovës ende nuk e ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e lëndës penale në rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Kësisoj tashmë kanë kaluar dy vjet e gjysmë, që prej se kjo lëndë është përmbyllur në shkallën e parë të gjyqësorit dhe nuk është finalizuar në shkallët më të larta me një vendim të plotfuqishëm.

Zyrtarë të Gjykatës së Apelit, instancë kjo e cila duhet ta shqyrtojë këtë lëndë, kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se kolegji penal ende nuk e ka caktuar datën e seancës.

“Akoma nuk është caktuar seanca e kolegjit në rastin ‘Muja dhe të tjerët’”, ka thënë Arbër Jashari, zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në muajin shtator të 2016-s janë mbushur pesë vjet që prej se kryetari Muja përballet me organet e drejtësisë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...