19 Shtator 2016 - 07:16
Të mësuar me premtime tash e gjashtë vjet se “së shpejti do të liberalizohen vizat”, qytetarët e Kosovës duhet ta kenë humbur edhe orientimin, edhe kuptimin e fjalisë “së shpejti”, shkruan sot Koha Ditore.
Kur në pranverë Komisioni Evropian dha mendimin përfundimtar, pozitiv por të kushtëzuar, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe përmendi edhe dy kushte, kjo në Kosovë shkaktoj një entuziazëm të madh dhe bëri që përfaqësues të Qeverisë të nxitojnë për të premtuar se liberalizimi do të ndodhë shumë shpejt.
Përsëri më i pamaturi në premtime të tilla ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili porositi se liberalizimi tash është vetëm “çështje ditësh”. Por prapë prej atëherë tashmë kanë kaluar pesë muaj e në vend të afrimit, momenti i liberalizimit të vizave është larguar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...