18 Shtator 2016 - 20:07
“Kisha ortodokse serbe në kampusin e universitetit të mbetet ashtu siç është – dëshmi e një kohe dhe regjimi të aparteidit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sipas tij është simptomatike se pse mu tash, në situatën që kemi, u aktualizua problemi i ndërtesës së kishës ortodokse serbe të ndërtuar jashtë ligjit dhe në kohë të okupimit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
“Reagimi institucional nga Komuna e Prishtinës dhe institucionet qendrore (nëse këto kanë pasë ndonjë rol këtu) ishte i vonuar. Reagimet nisën pas disa ditësh dhe atë në mënyrë joserioze, kur këto dy nivele pushteti dëshironin t’i ikin rolit të tyre duke e adresuar problemin te njeri- tjetri”, ka thënë Mustafa.
“Kisha nuk ka nevojë të rrënohet! Duhet të mbetet dëshmi e një kohe aparteidi e ndërtuar si pjesë e projektit të dhunës sistematike shtetërore, në kundërshtim me ligjet dhe planet urbanistike e zhvillimore të Prishtinës dhe Kosovës. Ndaj duhet të mbetet ashtu siç është, një dëshmi e asaj kohe të vështirë. Megjithatë duhet të pengohet tendenca (e një dore e zgjatur e Serbisë) për ta legalizuar dhe futur në përdorim pasi që në kampusin universitar nuk ka objekte as të feve të tjera e diçka e tillë nuk është në planet zhvillimore e urbanistike”, ka thënë Mustafa.
Megjithatë, ka thënë më tej profesori i Universitetit, gjithë kësaj duhet t’i jepet përgjigje e pavonuar institucionale dhe mos të lejohet që kjo të bëhet një instrument për nxitje dhe ushtrim të dhunës dhe për përkeqësim të situatës politike në vend.
“Situata duhet të menaxhohet ashtu që mos të lejohet ngritja e tensioneve ndëretnike e as që nëpërmjet saj të ushqehet lufta primitive politike në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...