18 Shtator 2016 - 20:20
Me këtë rrezikohet që ky gjigant të shkojë në likuidim.
Megjithëse Komisioni Qeveritar u formua në muajin prill për hartimin e këtij draft-ligji, ende nuk ka arritur që të bëjë gati këtë dokument për ta proceduar më pas në Komisionin për Zhvillim Ekonomik në Kuvend, raporton KTV.
Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, thotë se qeveria, me qëllim të përfitimeve personale, po e vonon përgatitjen e këtij projektligji.
Ndërkaq, Enver Hoti nga Nisma për Kosovën e quan shumë të vonshëm këtë projektligj sepse, sipas tij, gjasat janë të mëdha që “Trepça” të shkojë në likuidim.
Por krejt ndryshe mendon kryetari i këtij komisioni, i cili vjen nga partia në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës, Muhamet Mustafa.
Nuk jep datë se kur ligji do të shkojë në Kuvend, por konfirmon se është duke u punuar në këtë drejtim.
Kohavisioni ka kërkuar në Ministrinë e Zhvillimit detaje se deri ku ka shkuar procesi i përgatitjes së strategjisë dhe projektligjit për “Trepçën” por nuk ka arritur të marrë përgjigje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...