Sipas Agjencisë së Akreditimit asnjë kolegj privat s’i plotëson kriteret për të qenë Universitet [video]

18 Shtator 2016 - 19:13      

Ndonëse kanë shumë studentë, staf akademik, objekte moderne e programe të akredituara, asnjë kolegj privat në Kosovë nuk quhet universitet.

Arsyeja përse nuk mund të quhen universitete, sipas Agjencisë së Akreditimit, është se ato nuk i plotësojnë kushtet për të organizuar studime të doktoratës.

Xhavit Rexhaj, Prorektor për zhvillimin e inovacionit dhe shkencës në kolegjin AAB, ka thënë se vetëm këtë vit janë punësuar 52 profesorë, me titullin doktor shkence, si dhe janë dërguar aplikacionet për akreditim të programeve të doktoratës, por sipas tij, Agjencia Kosovare për Akreditim nuk ua ka marrë parasysh.

Sipas Rexhajt, ky institucion do të duhej të kishte stafin e vet, por në pamundësi për të pasur këto studime, duhet të angazhojnë të tillë jashtë AAB-së.

E zyrtarë nga Ministria e Arsimit thonë se një institucion i Arsimit të Lartë, sapo t’i plotësojë kushtet për studime të doktoratës, e që sipas rangimit mund të quheshin “kolegje universitare” ose “universitete”, Agjencia për Akreditim e ka për obligim t’i akreditojë.

Por Blerim Rexha, Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, thotë se janë skeptikë sa u përket programeve për akreditimin e studimeve të doktoratës, pasi ka moszhvillim të komponentës shkencore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...