18 Shtator 2016 - 19:10
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka deklaruar se ky objekt duhet t’u nënshtrohet procedurave ligjore njësoj si të tjerët.
Ndërsa profesori i regjisë në Fakultetin e Arteve në UP, Bekim Lumi, e cilëson këtë objekt produkt politik të regjimit të Millosheviqit dhe i cili është në shpërputhje me karakterin laik të universitetit.
Lumi thotë se i rrethuar nga Biblioteka Kombëtare, fakultetet dhe Rektorati i UP-së, ky objekt është thjesht një trup i huaj që duhet trajtuar ligjërisht.
Ai ka tërhequr vëmendjen që përpjekja për funksionalizimin e këtij objekti në kishë, do të pasohej nga kërkesa për të marrë edhe 4 hektarë tokë përreth.
Ky objekt ishte ndërtuar dhunshëm mes viteve 1992 – 99, nën mbrojtjen e Qeverisë serbe në kohën e Millosheviqit, ndërsa në këto pamje, shihet që gjatë vënies së gurit themeltar të saj i pranishëm kishte qenë edhe krimineli i luftërave në ish-Jugosllavi, Zheljko Razhnatoviq i njohur si Arkan.
Ndërkohë, një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar, u kanë bërë ftesë të gjithë kolegëve të tyre dhe profesorëve të këtij universiteti, që të hënën të dalin për të lexuar dhe diskutuar para kishës.
“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga, e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet në komunikatën e grupit të studentëve “Uniteti”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...