Për Lutfi e Alban Dërvishin lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar [video]

18 Shtator 2016 - 19:03      

Që nga korriku i këtij viti, babë e bir, Lutfi e Arban Dervishi, janë duke u kërkuar ndërkombëtarisht.

Dy të dënuarit me 8 vjet burgim për krim të organizuar, trafikim me njerëz dhe transplantim ilegal të veshkave, që nga shpallja e aktgjykimit, gjenden në arrati.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për të zbatuar në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Kreu i kësaj Gjykate, Hamdi Ibrahimi, përveç se ka konfirmuar lëshimin e këtij urdhër-arresti nuk ka dashur të japë asnjë koment lidhur me rastin.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se Lutfi e Arban Dervishi që nga muaji korrik i këtij viti, janë në kërkim ndërkombëtar. KTV-ja ka kontaktuar edhe me avokatin e Arban Dervishit, Petrit Dushin i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë urdhër-arrest.

Dushi gjithashtu ka thënë se ka muaj të tërë që nuk ka pasur asnjë kontakt me klientin e tij.

KTV-ja në mars të këtij viti kishte raportuar se as Lutfi Dervishi dhe as i djali i tij Arban Dervishi nuk ishin paraqitur për të vuajtur dënimin prej 8 vjetësh burgim. Për më tepër, Arban Dervishi, përmes avokatit të tij, kishte konfirmuar se ai ishte larguar për çështje të biznesit jashtë Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...