Produktet greke në vendin e parë për import në Shqipëri

18 Shtator 2016 - 18:31      

Produktet greke zënë vendin e parë të importeve në Shqipëri. Lajmi është transmetuar nga agjencia shtetërore greke, e cila i referohet raportit të zyrës së çështjeve financiare dhe tregtare të Ambasadës greke në Tiranë, e në orët në vazhdim ritransmetohet nga shumë portale e media vendase.

Sipas këtij raporti, është shënuar rritje e ndjeshme e eksporteve greke në Shqipëri dhe Greqia është një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë.

Konkretisht, vendet me të cilat Shqipëria regjistroi rritje të importeve në korrik të 2016-s, në krahasim me një vit më parë, ishin: Greqia, me një rritje prej 18%; Kina, me një rritje prej 10.4%; si dhe Gjermania, me një rritje prej 1%.

Në të kundërtën, vendet me të cilat është regjistruar ulje e importeve janë Serbia, me 24.5%; Turqia, me 17.1%; si dhe Italia, me 6.9%.

Për të njëjtin muaj, vendet me të cilat Shqipëria ka regjistruar rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun e vitit 2015, janë Kina dhe Greqia, respektivisht me 36.6% dhe 23.9%, kurse shtetet me të cilat eksportet janë reduktuar janë Kosova, Malta dhe Gjermania.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...