18 Shtator 2016 - 17:15
“Me hidhërim të thellë mësova sot lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të besimtarit të devotshëm e të përkushtuar, të drejtuesit të mençur, largpamës, paqedashës dhe të urtë të komunitetit të besimtarëve të fesë islame, të mikut të mirë në ditë të mira e në ditë të vështira, të prindit të mrekullueshëm, Selim Muça”, shkruan Nishani, në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës. Meta i dërgoi një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Selim Muçës, Komunitetit Mysliman Shqiptar.
“Me hidhërim të thellë mësova për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhi Selim Muçës. Haxhi Selim Muça ishte një nga pionierët që punuan fort e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri. Duke nisur që nga fillimet e viteve ‘90, duke vazhduar me detyrat e ndryshme që ka mbajtur në strukturën e komunitetit mysliman e deri në Kryesinë e tij si kryetar, Haxhi Selim Muça ka qenë një shembull për t’u kujtuar, i punës, i fjalës dhe i besimit”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet të dielën për ndarjen nga jeta të Selim Muçës, i cili sipas tij, “e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të butë por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipëri”.
“E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça”, shkruan kryeministri, në një postim në rrjetet sociale.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se “ndarja nga jeta e ish-kryetarit te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça, është një lajm i hidhur për të gjithë”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...