18 Shtator 2016 - 15:19
“Instituti është themeluar me qëllim për të promovuar idetë liberale dhe tregun e lirë përmes hulumtimeve, botimeve, fushatave multimediale dhe programeve edukative në mënyrë që të kontribuoj në avancimin e procesit të integrimit Euro-Atlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej nga PDK, transmeton Koha.net.
Instituti, sipas tyre, ndanë doktrinën Xhefersoniane për sa i përket rolit dhe madhësisë së qeverisë, pra një qeveri e vogël dhe e thjeshtë, por me kapacitetet e duhura profesionale që e bënë atë një qeveri të aftë ti përgjigjet sfidave ekonomike, sociale e politike në Kosovë.
Për të përmbushur misionin e vetë, Instituti do të ndërmarrë këto aktivitete:
- Promovimin e dialogut kombëtar për përcaktimin e qartë të interesave shtetërore të Republikës së Kosovës për të avancuar procesin e integrimit Euro-Atlantik;
- Promovimin e shoqërisë së hapur dhe demokratike, ku kultura politike imponon vlerën e bashkëpunimit për interesat shtetërore të Kosovës;
- Formësimin e një politike të re kombëtare për Arsimin dhe Shëndetësinë që do të transformonte përgjegjësinë e shtetit karshi këtyre dy sfidave kyçe;
- Mbështetjen dhe lehtësimin e krijimit të marrëdhënieve të reja dhe qasjes së komunitetit të biznesit në tregun e Bashkimit Evropian për rritjen e eksporteve kosovare, si një opsion për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë drejtim, sa i përket veprimeve të brendshme për përmirësimin ekonomisë, Instituti do të analizoj strategjinë e Derregullimit si strategji për rritjen ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit;
- Krijimin e politikave publike që mbështesin gratë në biznes për të pas qasje më të madhe në fonde që mundësojnë zhvillimin e ndërmarrjeve të tyre afariste;
- Avancimin e legjislacionit dhe politikat publike për të mbështetur organet e sundimit të ligjit në adresimin e sfidave emergjente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes rritjes së mbështetjes dhe pavarësisë financiare e politike;
- Promovimin e politikave publike që ofrojnë mbështetje dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës që të jenë pjesë e familjes Evropiane përmes zhvillimit të potencialit të tyre intelektual;
Instituti do të mbështes Partinë Demokratike në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të partisë, që nënkupton se anëtarët e partisë kanë mundësi të pjesëmarrjes së vazhdueshme në proceset e brendshme vendimmarrëse. Krahas kësaj, Instituti do të angazhohet në anëtarësimin e PDK-së në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...