18 Shtator 2016 - 14:21
Ai ka thënë se është i befasuar që për herë të parë protesta studentore reflekton karakter religjioz, e jo atdhetar, transmeton Koha.net.
Mustafa më tej ka thënë se kisha nuk duhet të preket dhe duhet të qëndron aty ku është që t’i shërbejë besimtarëve ortodoksë, duke vënë në pikëpyetje nëse ka të tillë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mustafës, pa ndërhyrje:
PROTESTA STUDENTORE- BEFASI QYTETARE
Befasia qëndron në protestën studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar.
Protestimi i fundit ne hapesirat perreth kishes, sado qe eshte nje shprehje legjitime e pakenaqesive qytetare, nuk do te duhej te drejtohej aty ku ne shqiptaret gjithmone kemi qene kampion- tolerances fetare.
Çfaredo te kene qene qellimet e pales serbe, klerit te kishes ortodokse serbe, nuk me befasojne fare. Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar, si norme e gjithe levizjeve studentore ne te kaluaren tone te turbullte. Keto levizje jane te rrezikshme dhe cenojne lirite te cilat i kemi fituar me gjak. Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qyteteruar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...