Foto: Koha

Kosova në sytë e aventurierit brazilian

18 Shtator 2016 - 09:35      

Ka tre muaj e gjysmë që Vinicio Mancuso nuk është ndarë nga biçikleta e tij. Kot ishte munduar të shtyhej në pazar me pronarin e biçikletave në Dublin, kryeqytet i Irlandës. Kishte vetëm një zgjidhje që t’ia ulte çmimin: I duhej dëshmia e shefit të kafenesë ku punonte për ta blerë me çmim më të lirë.

“Nëse shkon në punë me biçikletë, atëherë çmimet janë më të volitshme për shkak se synohet stimulimi i përdorimit të biçikletave për ambient më të pasur”, thekson mjekroshi Mancuso. Kështu, biçikletën e bleu për shtatëqind euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fakt, shefi i Mancusos donte t’ia ulte shpenzimet e udhëtimit të gjatë që do të merrte punëtori përgjegjës për kafenenë.

Braziliani, që qëndroi më shumë se një vit në Dublin që ta përmirësonte anglishten, tani do të niste misionin e ri: Do të merrte udhë nëpër shtete të ndryshme të Evropës në kohën kur evropianët po kalojnë nëpër kriza politike, ekonomike e kulturore si pasojë e ndryshimeve të përnjëhershme... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...