Foto: Koha

Dështimi sindikal

18 Shtator 2016 - 08:01      

Sheshet e Prishtinës nuk kanë përjetuar pas luftës dridhje nga marshet e punëtorëve e as politika nuk është trazuar nga ndonjë zë sindikal. Heshtja është pasojë e një lufte brendasindikale për pozita. Ndodh kështu, ndonëse të drejtat e punëtorëve në Kosovë vazhdojnë të mos respektohen nga punëmarrësit.

Mungesa e sigurisë në punë për çdo vit merr dhjetëra jetë. Po kështu, pasoja në shëndet lë kjo mungesë sigurie e edhe kushtet jashtë çdo standardi, në të cilat punohet. Në anën tjetër, fare pak realizohen të drejtat nga marrëdhënia kontraktuale dhe, në këtë fushë, më së keqi janë duke e pësuar “armata” e sektorit privat. Shteti, ndërkaq, nuk u garanton drejtësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të sfidosh shkeljet, është e vështirë në Kosovë. Në njërën anë, papunësia e madhe në vend i detyron punëkërkuesit që të punojnë edhe nën kushtet minimale të përcaktuara me ligj. Në anën tjetër, në shumë raste, ankesat individuale u kthehen bumerang punëtorëve, meqë shefat dinë t’u hakmerren.

E mekanizmat që do të duhej të reagonin në të tilla situata, në të shumtën e rasteve qëndrojnë të heshtur. Prej vitesh, nuk ka një zë të fuqishëm sindikal. Madje, ka ankesa se sindikatat shpesh bëhen pengesë kur ka iniciativa për t’i bërë pushtetit ndonjë presion për të realizuar ndonjë të drejtë të punëtorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...