
18 Shtator 2016 - 07:03
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Jashari ka folur për shkeljet e të drejtave të punëtorëve, e veçmas të atyre në sektorin privat. Sipas tij, pjesa më e madhe e ankesave që dëgjohen prej të punësuarve kanë të bëjnë me kontratën, dokumentin që në aspektin juridik krijon marrëdhënien e punës. Ka thënë të ketë shumë të punësuar pa kontrata, pasojë e së cilës mungesë janë edhe mospagesa e kontributeve, pamundësia për të shfrytëzuar pushimet, tejkalimi i normës ligjore të orarit të punës etj.
Ai ka thënë se punëtorët që guxojnë të ankohen, u nënshtrohen ofendimeve e hakmarrjes nga mbikëqyrësit, ndërsa ka thënë se mekanizmat ligjorë që duhet vepruar, sikur janë inspektoratet e gjykatat, janë pak efektive. Ka përmendur raste konkrete, për ta argumentuar këtë konstatim.
Në këtë intervistë Jashari ka folur për shumë çështje, e edhe për hapat më urgjentë që duhen ndërmarrë institucionet, por edhe punëdhënësit, në mënyrë që të krijohet ambient më i favorshëm për punëtorët... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...