17 Shtator 2016 - 20:55
Ahmeti thotë se Thaçi, pa bërë koncesione me Serbinë, mbetet vetëm një “i akuzuar potencial i Gjykatës Speciale”, dhe si rrjedhojë, ai “krijon tema të tilla” si ngjarja e sotme para kishës ortodokse në Prishtinë.
“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbisë. Ai e di që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vuçiqin mbetet vetëm i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, raporton Koha.net.
“Si nënshkrues i demarkacionit tokëfales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokëndarës, Thaçi krijon tema të tilla si kjo [LEXONI REAGIMIN E THAÇIT PËR PROTESTËN E STUDENTËVE KUNDËR KISHËS SERBE] ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltarët e tij shkruajnë artikuj kundër Ramës dhe takimeve me Vuçiqin sepse frikohet që dikush ja zë vendin tek koncesionet”, shtoi kreu i Prishtinës.
Në fund, ai tha: “Kosova do të mbetet edhe pas Thaçit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të na lë pasoja për shtetin tonë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...