Foto: Koha

Jevtiq: Nuk do të jemi vetëm dekor në Qeverinë e Kosovës

17 Shtator 2016 - 20:50      

Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, duke iu referuar aksionit të sotëm simbolik studentor para kishës ortodokse serbe në kampusin universitar të UP-së, ka thënë se pamjet që vijnë sot nga Prishtina janë rezultat i krejt asaj që ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.

Ai, në një bisedë për B92, ka thënë se në Prishtinë, rruga është kthyer në vend ku merren vendimet.

Jevtiq ka shtuar se kjo po ndodh për shkak se nuk po tregohet se çfarë është dakorduar më parë, dhe kjo mund të thuhet edhe për AKS-në.

“Nuk është ndërmarr hapi i parë, por atë që kemi parë ditëve të fundit na gëzon. Kryeministri ka deklaruar publikisht se është formuar ekipi punues për caktimin e statutit të AKS-së. Çështja është se ne duam të shohim veprime konkrete, por kemi probleme me zbatim të ligjit”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Jevtiq ka shtuar se nuk mendon që përmes hapave radikalë mund të vijë deri tek përmirësimi i situatës, edhe kur në pyetje është kthimi i serbëve në Kosovë.

“Ndjejmë se përfaqësuesit serbë po thirren vetëm atëherë kur u duhet përkrahja e serbëve që të vendoset diçka në parlament. Por, do t’i mbrojmë shumë qartë të gjitha ato për të cilat kemi hyrë në qeveri. Pra, nuk do të jemi më dekor në Qeverinë e Kosovës”, ka shtuar Jevtiq, duke thënë se këtë porosi ia kanë dërguar edhe koalicionit qeverisës e edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...