Foto: Koha

Thaçi e quan të turpshme protestën para kishës ortodokse

17 Shtator 2016 - 20:00      

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion simbolik i disa organizatave studentore të Universitetit të Prishtinës para kishës ortodokse të ndërtuar në hapësirën e kampusit të UP-së. Protestuesit kërkuan që të mos lejohet funksionalizimi i kësaj kishe dhe të gjendet zgjidhja sa më parë nga institucionet shtetërore.

Gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ndërhyri duke arrestuar disa protestues, e të cilët më pas edhe u liruan.

Ndaj kësaj proteste të studentëve, ka reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur të “papranueshme” dhe të “turpshme”, ndërsa dhunën e manifestuar aty e ka quajtur “të dënueshme”, raporton Koha.net.

“Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare. Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë”, ka theksuar Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve, “e jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...