Foto: Koha

Sindikatat dështojnë në përfaqësimin e punëtorëve [video]

17 Shtator 2016 - 23:01      

Dështimi i sindikatave në Kosovë për të përfaqësuar punëtorët, vjen me një seri artikujsh si tema e javës këtë të diel me “Koha Ditore”.

Në këta artikuj do të mund të lexoni për problemet e punëtorëve, paqen e krijuar ndërmjet BSPK-së dhe Qeverisë, si dhe për shansin për një lëvizje sindikale ndryshe.

Për mungesën e arritjeve të sindikatave në gjithë historinë e pasluftës dhe shtypjen e punëtorëve, do të lexoni në një intervistë me Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit.

Më tutje, do të lexoni një reportazh për Novobërdën, si një qytet me histori që po shuhet, si dhe një tjetër për Kosovën në sytë e aventurierit brazilian Vinicio Mancuso.

Nga bota do të lexoni për Qipron si ishulli i dashurisë dhe me historinë e emigrantit të përjetshëm Mayango Jallah, që iu deshën 12 vjet për të ardhur në Evropë.

Në faqet e kulturës, do të lexoni për artisten Venera Kastrati që kujtimet i shndërron në art dhe me Arta Ajetin, ilustratoren me prejardhje nga Kosova që zbërthen botën e çuditshme.

Për humorin si një terapi që të mban normal, do të lexoni te “7 shkronjat” e regjisorit Florent Mehmeti, kurse te Monumenti, do të njiheni me Xhaminë e Kasumit në Sheshin e Republikës në Rahovec.

Kurse, ndjekësit e sportit, do mund të lexojnë për palestrën “Minatori” si shpëtimtare për basketbollin kosovar, për futbollin e kalbur qipriot, dhe për emrat e pazakontë në botën e futbollit.

Këto dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, shkenca dhe teknologjia mund t’i lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...