
17 Shtator 2016 - 19:22
Ndaj tij ka mbetur në fuqi masa që ishte dhënë më herët që të lajmërohet një herë një javë në polici.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i Azems Syles, Tomë Gashi.
“Me këtë është vërtetuar se nuk ka ndikuar në dëshmitar dhe as që e ka dërguar dikë që në emër të tij apo në mënyrë direkte apo indirekte të flas me dëshmitarin e mbrojtur”, ka thënë Gashi, raporton KTV.
Ky vendim u morr një ditë pasi që Syla u arrestua sërish me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, pasi dyshimeve se ka pasur tentim për të ushtruar ndikim tek njëri prej dëshmitarëve të mbrojtur.
Azem Syla, bashkë me 51 persona të tjerë, dyshohet për veprat penale: krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe dhënie e marrje ryshfeti.
Sipas Prokurorisë, Azem Syla dhe Shpresim Uka, ishin udhëheqës dhe financues të këtij grupi kriminal që nga viti 2006.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...