Foto: Koha

Nis aksioni i vaksinimit të gjedheve të prekura me sëmundjet gungore [video]

17 Shtator 2016 - 22:21      

200 krerë gjedhesh ngordhën e mbi një mijë të tjera u prekën nga sëmundja gungore e lëkurës vetëm brenda tre muajsh.

Por, një gjendje e tillë pritet të përmirësohet, pasi 230 mijë krerë lopë sa janë në vendin tonë, do të vaksinohen, raporton KTV.

Të shtunën edhe zyrtarisht ka nisur aksioni i vaksinimit të gjedheve kundër kësaj sëmundje te ferma e Naim Bylykbashit në Baicë të Lipjanit.

Pronarët e kësaj ferme që kanë 100 krerë lopë, thonë se këto vaksina janë vonuar shumë, por për fat të mirë të gjitha këto gjedhe i kanë shpëtuar kësaj sëmundje.

Drejtues të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, të cilët tashmë ua kanë dorëzuar veterinarëve rreth 235 mijë dozave të vaksinave për t’i shpërndarë te fermerët, thonë se gjendja e tanishme do të përmirësohet.

Sipas zyrtarit të AVUK-së, të gjithë ata fermerë, të cilët humbën gjedhet e tyre do të kompensohen shumë shpejt nga mjetet, të cilat i ndau Qeveria. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...