Foto: Koha

Përleshja mes studentëve dhe policisë para kishës ortodokse në kampusin e UP-së [video]

17 Shtator 2016 - 19:10      

Studentë të Universitetit të Prishtinës, janë përleshur me policinë, gjatë një aksioni simbolik të organizuar para kishës ortodokse brenda kampusit universitar.

Katër organizata studentore kishin thirrur studentët për të kundërshtuar funksionalizimin e kësaj kishe, nëpërmjet një aksioni simbolik para saj, raporton KTV.

Flamur Pireva, anëtar i Parlamentit Studentor, tha se objektet fetare nuk duhet të kenë vend brenda hapësirës së universitetit.

Por, kur studentët deshën të vendosin një pankartë para kishës, policia nuk pranoi që të gjithë studentët t’i afrohen kishës, çka solli një përleshje ndërmjet tyre dhe studentëve.

Policia arrestoi 8 studentë, të cilët u liruan disa minuta më vonë, kurse një polic u lëndua lehtë.

Pas kësaj, policia ka lejuar tre studentë që ta vendosin në hyrje të kishës, pankartën ku shkruhej: “Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare, është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”.

Pas lirimit të të arrestuarve, studentët u shpërndanë, pasi që njoftuan se do të vazhdojnë kundërshtimin e përpjekjeve për funksionalizimin e kësaj kishe.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...