Foto: Koha

Çka tha Veseli për Grabovcin dhe “grabovcët” tjerë të PDK-së [video]

17 Shtator 2016 - 19:07      

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se as Adem Grabovci, e asnjë zyrtar tjetër i partisë së tij, që bishtnojnë drejtësinë, nuk do të jenë pjesë e kësaj partie.

Në një konferencë për media, Veseli ka kritikuar edhe qeverisjen në Prishtinë. Veseli ka gjetur kohë që të flasë edhe për qeverisjen në Prishtinë, raporton KTV.

I pari i PDK-së, ka thënë se kryeqyteti nuk e meriton këtë që i ka ndodhur që nga paslufta, duke shtuar se ende nuk kanë ndonjë emër për kandidat për kryetar të Prishtinës.

Për këto deklarata të Veselit, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Thotë kryetari i partisë që të rrallë i ka kryetarët pa aktakuza për korrupsion”, ka shkruar në Facebook kryetari Ahmeti.

Ndërkaq, në konferencën e mbajtur, kryetari i PDK-së ka prezantuar Institutin për Studime Politike, organ ky i brendshëm i partisë, i cili do të udhëhiqet nga Ramadan Ilazi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...