
17 Shtator 2016 - 19:01
Ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Syla, u arrestua të premten dhe pas një seance është dërguar në mbajtje në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, raporton KTV.
Ligjërisht, gjyqtarja e EULEX-it, Jennifer Seal, duhet që brenda kësaj dite të marr vendimin lidhur me Sylën.
Ai u arrestua pasi prokurori dyshon se ka pasur një tentim për ndikim tek njëri prej dëshmitarëve të mbrojtur, çka është mohuar nga avokati i Sylës, Tomës Gashi.
Azem Syla, bashkë me 51 persona të tjerë, dyshohet për veprat penale: krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe dhënie e marrje ryshfeti.
Sipas Prokurorisë, Azem Syla dhe Shpresim Uka, ishin udhëheqës dhe financues të këtij grupi kriminal që nga viti 2006.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...