
17 Shtator 2016 - 16:41
PSUP thotë se nuk ka marrë pjesë në aksionin e sotëm për shkak se sipas tyre, kanë marrë informacione se këtij aksioni do t’i bashkoheshin edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Të nderuar studentë, ne sot si Parlament i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishim paralajmëruar një komunikatë dhe një aksion simbolik në kundërshtim te vazhdimit të ndërtimit të Kishës Ortodokse dhe ceremonive fetare brenda kampusit dhe në aksion do të merrnin pjesë vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës dhe organizata studentore, mirëpo para se të fillonte aksioni, ne morëm informata se në aktivitetin simbolik do të marrin pjesë edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do ta manipulojnë dhe shndërrojnë aktivitetin si të dhunshëm dhe ne si Parlament Studentor nuk pranuam dhe nuk morëm pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në reagim.
Ata thonë se do të qëndrojnë larg politikës dhe gjithashtu i dënojnë sjelljet e dhunshme të cilat sipas tyre u shfaqen sot ne emër të studentëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...