Gjithçka rreth aksionit simbolik për kishën, që përplasi studentët me policinë

17 Shtator 2016 - 14:38      

Ngjitja e një pllakate në kishën pranë UP-së, bëri që policia të përleshet me studentë e ta heq pankartën.

Para orës 13:00 studentët, pjesë të Lëvizjes për Studim, Kritikë, Veprim, USPE, Paqja Studentore dhe Reforma Studentore, në numër rreth 40 ishin mbledhur para Kishës së Krishtit Shpëtimtar në kampusin e UP-së. Ata planifikonin të vendosnin një pankartë në derën e kishës, raporton Koha.net.

Pasi anëtari i Parlamentit Studentor, Flamur Pireva lexoi deklaratën ku thoshte se Universiteti është vend i dijës dhe se “feja s’ka çfarë kërkon brenda kësaj hapësire”, disa aktivistë u nisën për ta ngjitur pllakatën.

“Ne, studentët e Universitetit të Prishtinës zotohemi se nuk do të lejojmë që përmes provokimeve të kishës Ortodokse Serbe të na kthehet hija e regjimit të Millosheviqit në Kosovë”, u tha ndër të tjera nga Pireva.

Policia lejonte që vetëm katër studentë të kalonin kordonin, kurse ata donin që të gjithë të shkojnë atje. Kjo nxiti situatën, që për disa qaste doli nga kontrolli. Përleshja mes policisë dhe aktivistëve që tentonin t’i iknin duarve të tyre vazhdoi për disa minuta. Shumë nga aktivistët përfunduan të arrestuar, që më pas u liruan nga policia.

Pllakata që mbeti e pa ngulitur në derën e kishës, përsëri mblodhi studentët. Pakti me policinë ishte që të kalonin tre studentë, të cilët do të vendosnin pankartën në derën e kishës.

Studentët u larguan nga vendi, e pak minuta më vonë policia hoqi pankartën, veprim që u duartrokit nga gazetari serb, Zhivojin Rakoçeviq.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...