Ymeri: Do të angazhohemi për sistem të drejtësisë që ia tregon vendin Veselit

17 Shtator 2016 - 13:54      

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është përgjigjur deklaratave që ka bërë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media.

“Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli, paska deklaruar se Prishtina nuk e meriton udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky deklarim duket të jetë pak i vonuar sepse koka e krimit në Kosovë nuk mund ta durojë dot një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit, që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi, etj”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit, Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin Shpend Ahmeti në krye, sigurisht që do të vazhdojnë me përkushtim maksimal angazhimin që Prishtinën të ia kthejnë qytetarit.
“Si dhe, bashkarisht do të angazhohemi për një sistem të drejtësisë të pavarur që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto. Prishtina po çlirohet! Do ta çlirojmë gjithë Kosovën!”, ka thënë Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...