“Kur laja me lot rrugët e Tiranës duke përballur klithmat e sime bije”

17 Shtator 2016 - 11:24      

Psikologja Mirela Sula po bëhet gjithnjë e më e njohur në Londër. Ndonëse qëndron atje prej tre vitesh për të ndjekur studimet e doktoratës në psikologji, Mirela në të njëjtën kohë ka ndërmarrë një sërë iniciativash dhe në mënyrë paralele është angazhuar me shumë projekte grash.

Gazeta “The albanian” në Britani, i ka kushtuar asaj një artikull me titull: “Mirë se erdhe në Londër, por mos u merr me shqiptarë”, aty ku Mirela tregon dhimbjen e saj më të madhe, atë të humbjes së vajzës.

“Në përpëlitjet e dhimbjes për ta mbajtur gjallë mbaj mend veten duke ecur në rrugët e Tiranës për herë të parë. Teksa i laja me lot ato rrugë duke u munduar të përballoja klithmat e sime bije në spital e pyesja veten: çfarë do ndodhë me jetën time, jam vetëm 22 vjeçe dhe më duket vetja si e humbur në këtë botë që duket krejt e huaj për mua. Për herë të parë eksplorova Tiranën dhe shihja që shoqet e mia shkonin në shkollë apo ndiqnin ëndrrat e tyre, ndërsa unë dergjesha në spital e zhytur në depresion me time bijë vetëm 7¬muajshe. E kush mund t’i kuptonte ankthet e një gruaje të re fshati si unë. Fundja kush isha unë? Askush, një nuse fshati që duhej të fshija çdo ditë oborrin, të piqja bukën në furrë, të prisja berret kur vinin nga mali, të milja lopën, të laja rrobat me dorë dhe për këtë duhej të ndizja një zjarr të madh përjashta me një kazan të madh me ujë të ngrohtë teksa ngrija së ftohti në borë. Ja kështu ka nisur udhëtimi im. Kur humba edhe time bijë e cila nuk ia doli dot të jetonte thashë se udhëtimi mbaroi, kaq ishte”, rrëfen Sula.

Sukseset e saj nisën fillimisht me revistën “Albanian Woman”, pastaj me “Migrant Woman Magazine” dhe tashmë projekti i saj për fuqizimin e femrës është shtrirë në rrafsh global me “Global Woman Magazine”. Mirela Sula është e njohur edhe si autore e shumë librave.

Botimi i saj më i fundit i klasifikuar si “best seller” në Shqipëri “Mos e Lër Mendjen të Ikë” është botuar në Amerikë, Turqi dhe së shpejti do të botohet edhe në Itali. Për gjate këtyre tre viteve Mirela ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar, sidomos në kuadër të fuqizimit te grave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...