Vendimi i ri për “Dajën” jepet sot

17 Shtator 2016 - 08:43      

Gjyqtarja e EULEX-it, Jenifer Seal sot do të japë vendimin lidhur me ish-deputetin e PDK-së dhe komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i njohur me nofkën Daja i cili është arrestuar dje dhe pas seancës është dërguar në mbajtje.

Syla po qëndron në paraburgim deri në një vendim të gjyqtares, e cila sipas ligjit, sot ka afatin e fundit për të vendosur nëse Syla do të lirohet apo do t’i caktohet masë tjetër.

Ai u arrestua pasi prokurori dyshon për tentim ndikimit në dëshmitarin 2. Kjo është mohuar nga avokati i tij, Tomë Gashi.

“Sipas prokurorit kjo ka ndodhur me dy shtator. Është paksa e çuditshme se 14 ditë më vonë edhe pse ky dëshmitar është fotografuar nga policia e EULEX-it, e cila ka qenë në ambientet ku është kontaktuar dëshmitari i mbrojtjes, ende nuk e dinë identitetin e tij apo e dinë pjesërisht identitetin e tij”, tha Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...