Musliu: Grabovci është i pastër moralisht, normal ta thirrin militantët

17 Shtator 2016 - 00:14      

Të gjitha përgjimet e “Pronto 2” nuk kanë hyrë fare në veshin e Ganimete Musliut, sepse nuk ka dashur t’i dëgjojë. Por në anën tjetër ajo thotë se Grabovci do ta kalojë këtë sfidë.

Ajo shprehet shumë e sigurt për veprat e Grabovcit, transmeton Koha.net.

“Unë e njoh që nga paslufta dhe kam dëgjuar për veprat e tij. Unë e di se ai do ta kalojë edhe këtë sfidë pa problem”, ka thënë Musliu në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo ka thënë se Grabovci është i pastër moralisht dhe është normale ta thirrin militantët.
“Roli i shefit të grupit parlamentar është koordinues. Dhe njerëzit e thirrin për ndihmë. Është e drejtë që edhe militantët partiakë t’i drejtohen shefave të grupit parlamentar”, ka shtuar Musliu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...