17 Shtator 2016 - 05:50
Ai, bashkë me 38 persona të tjerë janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga operatorë ekonomikë, shkruan sot Koha Ditore.
Prokuroria beson se Mustafa ka koordinuar veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me pronarët apo përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë (bizneset) të cekur në aktakuzë. Kjo veprimtari është kryer gjatë periudhës 2008-2011.
Në njoftimin e dërguar të premten për medie, Prokuroria ka bërë të ditur se Mustafa dhe personat e tjerë akuzohen për tri vepra penale: krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...